FIFA do të paguajë një dëmshpërblim të madh për dëmtimin horror të mbrojtësit të Irlandës, Seamus Coleman, i cili të premten theu këmbën në përballjen kundër Uellsit 20 minuta nga fundi i sfidës, Teylor, bëri një ndërhyrje shumë të ashpër duke i shkaktuar dëmtimin e rëndë që do t’i kushtojë më shumë se 6 muaj jashtë fushave.
FIFA për këtë rast ka detyrime që të paguajë skuadrën ku aktivizohet lojtari i dëmtuar me një shumë të hollash si dhe shpenzimet për operacionin. Institucioni më i rëndësishëm do t’i paguajë 50 mijë euro në javë lojtarit irlandez.