Amine Harit prishi qetësinë e Schalkes në këtë kohë të vështirë të COVID-19. Futbollistët e klubit gjerman duhet të qëndronin në shtëpi në vetëkarantinë, por ishte i riu që theu rregullat.
Ai u kap mat në një shisha bar në orën 01:30 të natës. Fotot e tij bënë xhiron e rrjetit dhe shkaktuan polemika të mëdha në Gjermani. Schalke nuk është menduar dy herë dhe ka gjobitur futbollistin.
Harit është gjobitur me 100 mijë euro. Një dënim i madh për financat e lojtarit, por dhe një mesazh për të dhe futbollistët e tjerë që rregullat janë të shenjta.