Mbi 40 futbollist dhe një numër i madh i transfereve në basketboll janë duke u hulumtuar nga inspektori i thesarit për keqpërdorimin e 6.5 milionë eurove në deklaratat e tyre për të ardhurat Në mes të mashtruesve janë edhe ish lojtari i Real Madridit, Nuri Sahin dhe Hamit Altintop, përderisa Eduardo Salvio i Atleticos dhe disa lojtarë nga Valencia, Villarreal dhe Malaga janë duke u hetuar. Sipas, El Mundo, inspektori është duke shikuar dhe analizuar shumën e deklaruar të taksave që janë kthyer nga disa klube spanjolle dhe skuadrave jashtë vendit, e këto figura pritet që të prekin llogaritë e lojtarëve dhe agjencitë përfaqësuese të tyre.