Shkup, 10 shtator – Në gjykimin për lëndën “Thesari” prokuroria po shfaq dëshmitë materiale për furnizimin e pajisjeve elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, ndërsa mbrojtja kërkon që dëshmitë të lexohen plotësisht që opinioni të shohë se çka saktë ishte blerë.
Në bankën e të akuzuarve për rastin “Thesari” të Prokurorisë Speciale Publike në Gjykatën Penale janë ish-drejtori i DKS-së Sasho Mijallkov, ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq.
Prokurori Artan Ajro filloi me shfaqjen e dëshmive materiale, për atë se “Finzi” kishte pranuar para nga MPB-ja me faturë të vitit 2010 të mbi 70 milion denarëve për shpërndarjen e parë të pajisjeve për instalimin, trajnim dhe shpërndarje e tyre.
Përderisa prokurori lexonte dëshmi me fatura për mallin e dorëzuar deri te MPB-ja, tha se ka edhe zëra në gjuhë të huaj dhe nuk mund t’i lexojë, pas çka mbrojtja kërkoi që të përkthehen.
Pas reagimit të avokatit Petar Vasilevskit deri te gjykata, se nuk ka zyrë që të kapë vërejtje, prokurori Trajçe Pelivanov tha se nuk i nevojitet, sepse edhe ashtu nuk mban çantë me vete, pas çka u shkaktua konfrontim verbal, të cilin për momentin e ndërpreu i akuzuari Sasho Mijallkov.
“Kërkesa jonë për leximin e plotë të dëshmive është që të dëgjohet opinioni se çka saktë është blerë nga pajisjet, ndërsa me këtë edhe do të dëshmojmë se nuk jemi fajtorë”, tha Mijallokov në gjykatë.
Gjykata dha pauzë që të sigurojë zyrë për avokatin Vasilevski, pas çka vazhdoi seanca.
Në lidhje me kërkesën për mënyrën e shfaqjes së dëshmive nga PSP-ja, Gjykata paraprakisht u deklarua se prokurori mund t’i shfaqë në mënyrën në të cilën vlerëson se duhet të shfaqen.
Për këtë rast janë dorëzuar mbi 900 dëshmi materiale.
Të akuzuarit në “Thesari” akuzohen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe shkaktimin e dëmit në Buxhetin në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim të shfrytëzimit të tyre nga një firmë e Britanisë së Madhe.