Thërrime për vendet e varfra

20

Problemi i projekteve të diskutuara brenda Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) është pikërisht ky: OECD do të donte që shumëkombëshet të bënin një deklaratë unike të fitimeve të tyre në mbarë botën, e cila në vetvete është një ide e shkëlqyer. Por për të ndarë të ardhurat e këtyre taksave midis vendeve, është planifikuar të përdoret një përzierje kriteresh, që në praktikë do të çojë më shumë se 95 për qind të tyre në vendet e pasura, duke lënë vetëm thërrimet për vendet e varfra

Nga Thomas PIKETTY

Pandemia e Covid-19, kriza më e rëndë globale shëndetësore në një shekull, po na detyron tari–mendojmë idenë e solidaritetit ndërkombëtar. Përveç së drejtës për të prodhuar vaksina dhe pajisje mjekësore, ne duhet të vëmë në pikëpyetje edhe të drejtën e vendeve të varfra për të zhvilluar dhe marrë një pjesë të të ardhurave nga taksat mbi kompanitë shumëkombëshe dhe miliarderët e planetit. Ne duhet të heqim dorë nga ideja neo–koloniale e ndihmës ndërkombëtare bazuar tek vullnetii mirë i vendeve të pasura, dhe të kalojmë në një logjikë të bazuar tek të drejtat kolektive. Let’ia fillojmë me vaksinat.

Disa argumentojnë në mënyrë të gabuar se pezullimi i përkohshëm i patentave të kompanive farmaceutike nuk do të kishte asnjë efekt, pasi vendet e varfra nuk do të ishin në gjendje të prodhonin vetë doza të vaksinave anti-Covid. Kjo nuk qëndron, pasi  India dhe Afrika e Jugut kanë kapacitete të konsiderueshme prodhuese, të cilat mund të forcohen, ndërsa materialet sanitare mund të prodhohen thuajse kudo. Nuk është rastësi që India dhe Afrika e Jugut,drejtojnë një koalicioni prej 100 vendesh të botës për t’i kërkuar Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), që të anulojë patentat e vaksinave anti-Covid. Duke e kundërshtuar këtë iniciativë, vendet e pasura i kanë lënë fushë të lirë Kinës dhe Rusisë, dhe kanë humbur ndërkohë mundësinë për të sjellë një ndryshim epokal, dhe për të treguar se koncepti i tyre mbi multilateralizmin, nuk shkon vetëm në një drejtim. Le të shpresojmë se ata do të tërhiqen nga ky qëndrim.

Në realitet, duhet të rimendohet i gjithë sistemi ekonomik botëror. Në veçanti, debati mbi reformën e taksave, nuk mund të shqetësojë vetëm vendet e pasura, të cilat dëshirojnë t’indajnë fitimet e transferuara në parajsat fiskale.

Problemi i projekteve të diskutuara brenda Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) është pikërisht ky: OECD do të donte që shumëkombëshet të bënin një deklaratë unike të fitimeve të tyre në mbarë botën, e cila në vetvete është një ide e shkëlqyer. Por për të ndarë të ardhurat e këtyre taksave midis vendeve, është planifikuar të përdoret një përzierje kriteresh, që në praktikë do të çojë më shumë se 95 për qind të tyre në vendet e pasura, duke lënë vetëm thërrimet për vendet e varfra.

Mënyra e vetme për të shmangur këtë katastrofë, është të ftohen vendet e varfra në tryezën e negociatave, dhe të rishpërndahen fitimet (të paktën pjesërisht) sipas popullsisë. Ne gjithashtu duhet ta vendosim këtë debat në perspektivën më të gjerë të një takse progresive mbi të ardhurat e atyre që janë më të pasur, dhe jo vetëm si një taksë minimale mbi fitimet e shumëkombësheve. Taksa minimale prej 21 për qind e propozuar nga administrata e presidentit amerikan Xho Bajden është një hap i madh përpara, sidomos pasi në Shtetet e Bashkuara pritet që të hyjëmenjëherë në fuqi. Pra,degët e shumëkombësheve amerikane me qendër në Irlandë (ku norma është 12 për qind), do t’i paguajnë një taksë shtesë prej 9 për qind autoriteteve të Uashingtonit. Franca dhe Evropa, të cilat vazhdojnë të mbrojnë idenë e një takse minimale prej 12 për qind, duken të anashkaluara nga zhvillimet. Gjithsesi, ky sistem i taksimit minimal për shumëkombëshet mbetet i pamjaftueshëm, në rast se nuk vendoset në kuadrin e një perspektive më ambicioze për të ri–vendosur progresivitetin e taksimit në nivelin individual.

OECD bën propozime që do të jepnin më pak se 100 miliardë euro, ose më pak se 0.1 përqind të PBB-së botërore (që është rreth 100 mijë miliardë euro). Sa për të bërë një krahasim:një taksë botërore prej 2 për qind mbi pasuritë që i tejkalojnë 10 milion euro do të gjeneronte 10 herë më shumë:1 trilion euro në vit, ose 1 për qind të PBB-së botërore, e cila mund t’i rishpërndahet çdo vendi bazuar në popullsinë e tij. Edhe opsioni më pak ambicioz do të ishte i mjaftueshëm për të zëvendësuar të gjithë ndihmën aktuale publike ndërkombëtare, e cila përfaqëson më pak se 0.2 për qind të PBB-së botërore. Por pse çdo vend do të kishte të drejtën të merrte disa nga paratë e shumëkombësheve dhe miliarderët e planetit?

Së pari, sepse çdo qenie njerëzore duhet të ketë një të drejtë të barabartë për shëndet, edukim dhe zhvillim. Së dyti,sepse zhvillimi i vendeve të pasura nuk do të ekzistonte pa vendet e varfra:pasurimi i Perëndimit, bazohet në ndarjen ndërkombëtare të krahut të punës dhe nëshfrytëzimin e shfrenuar të burimeve natyrore dhe njerëzore të planetit. Për të parandaluar keqpërdorimin e parave, duhet që të zgjerohet kërkimi për pasuri të grumbulluara në mënyrë të paligjshme, qoftë nga Afrika, Libani apo ndonjë vend tjetër. Sistemi i qarkullimit të pakontrolluar të kapitalit, dhe paqartësia financiare e imponuar nga vendet e hemisferës veriore që nga vitet 1980, ka ndihmuar në minimin e procesit të brishtë të ndërtimit të shtetit në vendet e hemisferës jugore, dhe tani ka ardhur koha që kjo situatë të marrë fund. Argumenti i fundit:asgjë nuk e ndalon çdo vend të pasur që të rezervojë për vendet më të varfra një pjesë të të ardhurave nga taksat e vendosura mbi shumëkombëshet. Ka ardhur koha të përfitojmë nga era e re që vjen nga Shtetet e Bashkuara, dhe për të shkuar drejt një sovraniteti universalist. (Internazionale)​