Pak momente më parë një mësuese e klasëve parashkollore e shkollës fillore “7 Marsi”, është therur me thikë.
Mediet kosovare mëson se një grua nëna e një prej nxënëseve të shkollës që ndodhet në lagjen Emshir të Prishtinës në Kosovë, i ka shkaktuar mësueses V.P. disa plagë me mjetin e mprehtë, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.
E lënduara është dërguar për trajtim të menjëhershëm në QKUK.
Në vendin e ngjarjes këto momente ndodhen edhe policia.
Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, derisa gjithçka është zhvilluar para syve të nxënësve parashkollor të moshës 4-5 vjeçare.