Londër, 8 prill – Kryeministrja britanike Thereza Mej nesër do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, ndërsa për më vonë është planifikuar që të realizojë takim me presidentin francez Emanuel Makron në Paris.
“Kancelarja gjermane Angela Merkel do të jetë nikoqire në takimin me Thereza Mej në Berlin të martën, ndërsa Bregziti do të jetë në rend dite”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë gjermane Shtefen Zejbert.
Gati se në të njëjtën kohë, Pallati i Eliseut kumtoi se presidenti Makron nesër mbrëma do të ketë takim me Mej në temën e Bregzitit.
“Mej do të ketë takime me kolegët evropianë një ditë para Samitit të Bashkimit Evropian, në të cilin ajo do të kërkojë vazhdimin e afatit për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.
Përfaqësues anonimë të Unionit deklaruan se ka pak gjasa që Brukseli do të vendosë veto në vazhdimin e afatit për Bregzitin, por se ekziston pakënaqësi se për sa kohë do të prolongohet dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja.