Athinë, 27 korrik – Policia greke e ka arrestuar një person dhe e ka identifikuar një tjetër, të cilët së bashku me një person të tretë tani për tani i panjohur qëndrojnë pas vrasjes së djaloshit 21-vjeçar në kampin e refugjatëve Moria në ishullin grek Lezbos.
Sipas mediave lokale të ishullit, incidenti ka ndodhur gjatë natës, kur tre persona, prej të cilëve dy të moshës 18 dhe 19 vjeç për vdekje e kanë therur 21-vjeçarin.
Arsyet për vdekjen tani për tani janë të panjohura ndërsa sipas informacioneve të njëjta edhe autorët edhe i vrari janë nga Afganistani.