Shkup, 1 mars – Një djalë është sulmuar me mjet të mprehtë në pjesën e poshtme të barkut nga dy persona në stacionin e autobusëve ” Rekord” në qendër të Shkupit, kumtoi MPB-ja.
Incidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 12:40, ndërsa gjatë sulmit është therë Z.T, i lindur në vitin 2001.
Me veturë të ndihmës së shpejtë është dërguar në SPQ “Shën Naumi i Ohrit.
Policia po punon në zbardhjen e rastit.