Kryeministrja britanike Theresa May, ka premtuar të caktojë një afat kohor për zgjedhjen e pasardhësit të saj, pas votimit tjetër për marrëveshjen e Brexit në javën e parë të qershorit.
Marrëveshja vjen pas një takimi midis kryeministres dhe anëtarëve të lartë të Partise Konservatore, të cilët po kërkojnë një datë për largimin e saj nga Downing Street.
Nëse ajo humbet votën në planin e saj të Brexit, i cili tashmë është hedhur poshtë tri herë, sipas burimeve të BBC-së ajo do të japë dorëheqjen.
Ndërkohë, Boris Johnson ka thënë se do të kandidojë për udhëheqës pas largimit të May.
May i mbijetoi një votimi të mosbesimit të deputetëve konservatorë në fund të vitit të kaluar dhe rregullat ekzistuese nënkuptojnë se ajo nuk mund të sfidohet formalisht deri në dhjetor.