Shkup, 31 tetor – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në hapësirat e Ministrisë u takua me ambasadoren e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë Natalia Zadorozhnjuk në të cilën kanë biseduar edhe për avancimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.
Siç kumtoi MPB-ja, në takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore, besimi, mungesa e çështjeve të hapura dhe kontestuese mes të dy vendeve, si dhe bashkëpunimi në një numër të madh fushah nga interesi i ndërsjellë.
“Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm të ndërsjellë, posaçërisht në fushat e emigracionit, krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit si dhe luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm” qëndron në kumtesën e MPB-së.