Gazeta britanike The Sun i ka kushtuar një artikull ndeshjes që do të zhvillohet midis Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Anglisë.
Kjo e përditshme shkruan se si shefat e Federatës së Futbollit të Kosovës po bëjnë të pamundurën për t’i bërë lojtarët dhe tifozët e Anglisë që të ndjehen të mirëpritur në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.
“Përreth Prishtinës ka shumë billbordë, duke përfshirë një për Raheem Sterling ku shkruan ‘Mirësevini vëlla’”.
“Vendi i vogël i Ballkanit planifikon të shfaqë imazhe me lulëkuqe në stadium të dielën për t’i nderuar ushtarët britanikë”.
“Mbi të gjitha, skuadra kosovare është transferuar në një hotel tjetër, për ta lejuar atë angleze që të qëndrojë në hotelin e saj të preferuar”.
Ndeshja Kosovë-Angli do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00.