Arsenali ka përfunduar dje ndeshjet e tyre parasezonale me një humbje në minutat e fundit kundër Barcelonës 2-1, që për shumë kënd ishte një fitore e pamerituar për Barcelonën. Por, mediat në Angli kanë shkruar se forma e Granit Xhakës duhet ta shqetësojë klubin anglez, pasi që ai bëri disa gabime gjatë kësaj ndeshje.
Pierre-Emerick Aubameyang shënoi një gol të bukur në pjesën e parë që i dha Gunners epërsinë e merituar. Arsenali e pati në kontroll ndeshjen derisa Ainsley Maitland-Niles bëri atë gabimin e pafalshëm duke shënuar gol.
BERND LENO
Dështoi për të komunikuar me mbrojtje, sidomos me Maitland-Niles, e cila gjë bëri që ky i fundit të shënoi autogol. Ai duhet të kthej formën e tij të mirë dhe të komunikoj më mirë me mbrojtjen.
AINSLEY MAITLAND-NILES
Ishte më i miri lojtar në pjesën e parë, Maitland-Niles u kthye në ankth për Arsenalin në të dytë ku shënoi autogolin por edhe mbante topin shumë para portës së Lanos. Megjithatë pati dalje të mira përpara në sulm.
SOKRATIS
Ia doli mirë me presionin e sulmit të Barcelonës por ende ka nevojë ta formojë një partneritet më të mirë me Chambers pasi që disa herë kishin vështirësi në komunikim. Sezoni është i gjatë, mund të përmirësohen.
CALUM CHAMBERS
Pika e dobët e Arsenalit në katërshen mbrojtëse. Pasime të dobëta që lejuan dy herë Barcelonën ku mund të shënonte, e kjo gjë do të jetë shqetësim për Emeryn dhe tifozët e Arsenalit. Gabim shumë i madh ku la shpraztira në mbrotje ku disa herë Suarez mund të shënonte.
NACHO MONREAL
Pasi që nuk dihet a do të jetë në Arsenal, veterani spanjoll pati një paraqitje të mirë në 45 minutat e parë. Zëvendësimi në pjesën e dytë ishte vendim i mirë i trajnerit.
GRANIT XHAKA
Çuditërisht vazhdon me gabime në pasime dhe në mesfushë. Pasime tepër të dobëta, mungesë kontrolle dhe mbajtje të ritmit në mesfushë. Kjo sigurisht që e ka mërzitur më se shumti trajnerin e Arsenalit.
JOE WILLOCK
U tregua njëri prej më të mirëve në fushë, bllokojë një goditje që do të ishte gol i sigurt nga Semedo. Ai ka treguar këto ndeshje parasezonale aftësi si në mbrojtje por edhe ka shënuar gol në ndeshjet e para. Sigurt sivjet do të jetë më shumë në përbërjen e parë të Arsenalit.
MESUT OZIL
Në këtë ndeshje tepër i mprehtë dhe me pasime të sakta për Emery si dhe tepër i mirë në kundërsulme me Aubameyang. Në këtë sezon pritet që të jetë çelësi i sulmit të Arsenalit, sidomos kur para tij do të jenë Pepe dhe Lacazette si dhe Aubameyan.
REISS NELSON
I mprehtë dhe tepër sulmues, rregullisht depërtues në anën e majtë dhe goditje me këmbën e tij të djathtë. Jo edhe më i miri në ndeshjet parasezonale të Arsenalit, siç kanë pritur shumë, por mund të jetë çelës për skuadrën gjatë sezonit.
HENRIKH MKHITARYAN
Mjaftueshëm i përfshirë në Nou Camp, e cila gjë duket befasi pasi që vendi i tij mund të mos jetë i sigurt në formacion pas ardhjes se Nicolas Pepe. Megjithatë Emery pret më shumë prej tij.
PIERRE-EMERICK AUBAMEYANG
Edhe pse ishte i vetmi sulmues klasik në Camp Nou, Aubameyang e driblonte mbrojtne e Barcelonës me sulmet e tij. Goli i tij në trekendësh të portës tregon se ai do të shënojë gola të tillë edhe gjatë këtij sezoni.
Zëvendësimet:
SEAD KOLASINAC
Pasi që kishte një përleshje me disa hajna në Londrën Veriore, disa galaktikë në Barcelonë nuk do të kishin fare problem që të përballeshin me Kolosinac.
MATTEO GUENDOUZI
Solli energji në mesfushën e Arsenalit dhe tregojë aftësitë mbrojtëse të tij.