E ardhmja e Bejlit vazhdon të jetë ende një mister, por e sigurt është se do të largohet nga Reali i Madridit. Zinedin Zidan i tregoi derën uellsianit pas ndeshjes me Bajernin dhe nisur nga kjo situatë, “The Indipendient” shkruan se Bejl mund të përfundojë te PSG-ja.
Një lëvizje e tillë mund të sillte transferimin e Nejmarit në Madrid, i cili e ka thënë hapur që dëshiron të largohet nga Franca.
Me situatën të pakuptueshme për një rikthim te Barcelona, Florentino Perez mund të përfitojë duke bërë një tentativë për një blerje të bujshme.
Burime brenda skuadrës së PSG-së bëjnë me dije se palët kanë nisur bisedimet, por nuk dihet nëse do ta përfundojnë marrëveshjen me sukses. Nejmar dëshiron të largohet një orë e më parë nga PSG-ja dhe sigurisht që do të joshej nga një aventurë e tij me Realin e Madridit.