THE CHICAGO TRIBUNE (1929): 50 nuset shqiptare në Amerikë! (FOTO)

“The Chicago Tribune” ka botuar, të premten e 25 marsit 1929, në faqen nr. 5, një shkrim në lidhje me udhëtimin e çifteve të sapomartuara shqiptare drejt SHBA-ve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar

Pesëmbëdhjetë çifte të porsamartuara shqiptarësh kaluan dje përmes Parisit, rrugës për në Cherbourg, për të pritur anijen kryesore të SHBA-ve, Leviathan-in, që do të lundrojë të shtunën. Ky është kontingjenti i parë i 50 çifteve të rinjsh nga Shqipëria që kanë rezervuar muajin e mjaltit për në Amerikë në anijen Leviathan. Ata u shoqëruan në Paris dhe Cherbourg nga agjenti i përgjithshëm i linjës në Tiranë, z. Andrea F. Krasniqi.

Të martuarit janë shtetas amerikanë që kanë emigruar nga Shqipëria disa vite më parë dhe janë të punësuar si tregatarë frutash, ushqimesh dhe tregtarë të vegjël në Boston dhe përreth.

Advertisements

Edhe pse kuota shqiptare prej 100 në vit plotësohet për 50 vitet e ardhshme, një vajzë që martohet me një shqiptar të amerikanizuar fiton të drejtën për vizë pa kuota dhe shmang rregullat e kuotave. Tri nga nuset që lundrojnë të shtunën janë nuse “foto”. Të tjerat janë vajza që pritën dashuritë e tyre të fëmijërisë për t’u vendosur në biznes në Tokën e Re përpara se të martoheshin.