Filmi aksion-thriller ”The Brave” që vjen si një udhëtim mes botës së narkotrafikut dhe krimit në Lazarat, shfaq sonte premierën në Kinema Millenium në Tiranë. Mirëpo Digitalb, si distributor zyrtar i këtij prodhimi kinematografik, njofton se nga pesë tetori, filmi do të shfaqet në të gjitha kinematë kryesore në Shqipëri dhe në Kosovë.
Ndërsa gjatë tetorit, do të shfaqet edhe në kinematë e Rusisë, Europës Perëndimore dhe Italisë.
Ngjarjet e zhvilluara në Shqipëri vijnë në një produksion “Hollywood”-ian, me aktorë të njohur amerikanë dhe shqiptarë.