Në tetor të këtij viti u përhap me shpejtësi një lajm sipas të cilit Flori Mumajesi ka lënë shtatzënë Alby Rydes, aktoren me origjinë shqiptare të filmave me pullë të kuqe. Këngëtari preferoi të rrinte në heshtje dhe mos të prononcohej për këtë temë. Por sot më në fund Flori i ka dhënë fund thashethemeve.
Këngëtari prezantoi pak më parë tek “E diela shqiptare” këngën me titull “Plas” me të cilën do konkurrojë në “Kënga Magjike” dhe ju përgjigj edhe disa pyetjeve.
Ndër të tjera Flori përmendi aktoren e filmave porno dhe tha: “Nuk kam lënë askënd shtatzënë”.
Këngëtari foli gjithashtu edhe për lajmet që e bënë atë të sëmurë. “Jam shëndoshë e mirë”, u shpreh Flori.