Thaçi: Zaev mu paraqit që ta sqarojë deklaratën që ua ka dhënë mashtruesve rusë

Prishtinë, 11 korrik – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot deklaroi se kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev i ka telefonuar mbrëmë, me qëllim që t’i sqarojë deklaratat që ua ka dhënë komikëve rusë, të cilët janë prezantuar si presidenti ukrainas Petro Poroshenko,  në lidhje me goja  marrëveshjen e Thaçit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për ndryshimin e kufijve, njofton Koha.mk

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas takimit lamtumirës me shefen e Misionit të EULEKS-it, Aleksandra Papadopulo, Thaçi deklaroi se gjatë bisedës telefonike 20 minuta, Zaevi i ka thënë se ka qenë viktimë e një mashtrimi, ndërsa deklaratën që e ka dhënë lidhur me goja marrëveshjen mes presidentit kosovar dhe atij serb për t’i ndarë Serbisë 10 komunave të Kosovës, “bazohet në zëra, dezinformata dhe të dhëna të lansuara nga Sputnji dhe zëra të tjerë rus”.

“Këto janë fjalët që mi tha, njëkohësisht potencoi se ajo që e ka folur me mashtruesit të cilët i janë paraqitur në telefon janë punë që nuk kanë lidhje me marrëdhëniet me Kosovën. Ai, gjithashtu tha se nuk ka fakt, as dëshmi, apo informacion zyrtar për atë që e ka deklaruar, por se tërë kjo është bazuar në zërat lokal dhe ndërkombëtar”, deklaroi Thaçi.

Kryeministri i Kosovës potencoi se “marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore kanë qenë, janë dhe do të mbeten korrekte, pozitive dhe konstruktive, në frymën e miqësisë së mirë”, në të gjitha nivelet institucionale dhe se Prishtina do të vazhdoj ta mbështesë perspektivën euroatlantike të fqinjit të saj.

Kryeministri Zoran Zaev sot pas hapjes së pompës së benzinës të 31 të Lukoilit në hyrje të Haraçrinës së Shkupit, konfirmoi se ka biseduar me presidentin e Kosovës Thaçi lidhur me bisedën e tij me komikët rus, duke shtuar se nëse me këtë i ka lënduar qytetarët apo presidentin e Kosovës nuk e ka pasur këtë qëllim.

“Biseduam me Thaçin, kërkoi sqarim. Këmbeva edhe mesazh me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Dëshiroj edhe një herë të shfrytëzoj rastin nëse me deklaratën i kam prekur qytetarët apo presidentin e Kosovës nuk e kam pasur këtë qëllim. Ne jemi vende shumë miqësore. Unë shpresoj, të paktën e ndjej ashtu, se jam mik i qytetarëve të Kosovës. Asnjëherë nuk kemi pasur detaje për procesin negociues, siç deklarova edhe paraprakisht. E gjithë ajo që është temë e bisedimeve në çfarëdo kuloaresh kur bisedojmë prej asaj çfarë është e pranishme në opinion dhe ngjashëm. Edhe presidenti Thaçi, edhe presidenti Vuçiq e dinë se ne nuk dimë dhe nuk kemi ndarë informacione”, deklaroi Zaev.

Qëndrimi ynë, siç potencoi Zaev është se me të vërtetë dëshirojmë prosperitet dhe zgjidhje të problemeve me Kosovën, prosperitet të shqiptarëve, serbëve dhe të gjitha bashkësive të tjera të cilat jetojnë në Kosovë, por edhe në të gjithë rajonin. (koha.mk)