Prishtinë, 1 janar – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ua uroi sot qytetarëve të Kosovës Vitin e Ri dhe porositi se viti 2019, do të jetë viti i arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.
Në urimin në profilin e tij në Fejsbuk, ai është shprehur se përderisa 2018-ta ishte vit i Ushtrisë së Kosovës, viti 2019-ta do të jetë vit i hapjes së kufirit me Shqipërinë, dhe arritjes së marrëveshjes finale Kosovë- Serbi.
“Përderisa viti 2018 ishte viti i Ushtrisë së Kosovës, viti që sapo filluam do të jetë viti i hapjes së kufirit Kosovë-Shqipëri dhe i arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi”, shkroi presidenti i Kosovës.