Tiranë, 4 mars – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një program të Ora njuz, e lëshoi intervistën pasi që gazetarja e pyeti për koment të një ankete në të cilën qytetarët konsiderojnë se Ramush Haradinaj punon më shumë se ai për interesin e Kosovës.
Në pyetjen “Për kë besoni se punon më shumë në interes të Kosovës, Haradinaj apo Thaçi”, 82 për qind e qytetarëve kanë thënë se ai është Haradinaj, ndërsa vetëm 18 për qind janë përgjigjur për Thaçin. Sondazhi është publikuar në rrjete sociale.
Pasi që gazetarja e pyeti Thaçin pse perceptimi i qytetarëve është i këtillë, ai e lëshoi intervistën, publikuan mediat kosovare.