Shkup, 2 maj – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie, informon gazeta KOHA.
Në takim, siç bëjnë të ditur nga partia e Thaçit, u bisedua për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, për Konferencën e Berlinit lidhur me strategjinë e Francës për Ballkanin perëndimor si dhe për çështjet aktuale politike.
“Kryetari Thaçi potencoi se PDSH mbetet e përkushtuar fuqishëm për zgjedhje të lira dhe demokratike, si dhe në rrumbullakësimin e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe BE. Bashkëbiseduesit u pajtuan që procesi zgjedhor duhet të zhvillohet sipas të gjitha standardeve demokratike, si dhe të vazhdohet me procesin e reformave të mirëfillta sistemore që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e PDSH-së. (koha.mk)