Presidenti i vendit Hashim Thaçi është takuar me ambasadorin William Walker në Washington, prej ku e ka quajtur mik të madh të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Thaçi ka publikuar një fotografi nga SHBA ku po qëndron për vizitë zyrtare.
Thaçi ka thënë se takimet me ambasadorin Walker, sa janë takime pune, aq janë edhe takime miqsh.
“Takimet me mikun tim dhe të të gjithë shqiptarëve, ambasadorin William Walker, sa janë takime pune, aq janë edhe takime miqsh, ku bisedojmë për arritjet e Kosovës që nga përfundimi i luftës dhe për mënyrat sesi të bashkëpunojmë sa më mirë më tej. Miqtë e Kosovës na kanë ndihmuar gjithmonë për të avancuar çështjen e Kosovës dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi