Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Këtë e bëri të ditur Rama më anë të publikimit të një fotografie në rrjetin social Instagram.
“Fotografia e Ditës” është mbishkrimi që ka shkruar Rama për këtë fotografi. Në fotografi shihet se ata të dy kanë pirë kafe së bashku, njofton Klan Kosova.