Presidenti i vendit, Hashim Thaçi konfirmoi se sot nuk do të ketë takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, ndërsa tha se mospajtimet po thellohen por dialogu duhet të vazhdojë dhe nuk ka alternativë tjetër.

Thaçi në një deklaratë për media në Bruksel tha se Kosova dhe Serbia kanë konflikt një shekullor dhe çështjet nuk mund të zgjidhen brenda një dite apo jave.

“Ka shumë takime të rënda, me gjasë shumë të vogla për marrëveshje, por dialogu duhet të vazhdojë. Ka pengesa të mëdha, ka dallime të mëdha, por dialogu për paqe e fqinjësi të mirë nuk ka alternativë. Është një konflikt një shekullor dhe nuk mund të zgjidhen brenda një ditë, jave por njerëzit meritojnë paqe edhe marrëveshje”, tha Thaçi.

Advertisements