Thaçi shpërthen ndaj BE

64

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar me tone të ashpra pas deklaratave te Komisionerit Johannes Hahn. “Fatkeqësisht, një deklaratë e tillë e një komisioneri të BE-së dëshmon saktësisht atë që e kam thënë shumë herë deri më tani, se BE-ja ka mungesë të lidershipit dhe vizionit për konkretizimin e perspektivës evropiane për Kosovën”, deklaroi Thaçi.

Sipas tij, kjo qasje dëshmon se BE-së, në rastin më të mirë, nuk i bëhet vonë kurrë për Kosovën. Ndërsa, në rastin më të keq, as që do t’ia dijë fare. Për Presidentin Thaçi, diskriminimi dhe izolimi i qytetarëve te Kosovës, flet shumë më tepër se deklaratat monotone të disa zyrtarëve të BE-së që përsëriten që nga viti 2000.

Ndërsa për projektin e Shqipërisë së Madhe, ai thotë se është produkt i propagandës së Serbisë për të realizuar projektin e Serbisë së Madhe, i cili tashmë pothuajse funksionon nën hundën e BE-së. Hashim Thaçi deklaron se nuk ka Shqipëri të Madhe apo të vogël, por ka vetëm Shqipëri dhe vetëm Kosovë. Sipas tij, do të ishte mirë që edhe BE-ja ta pranojë këtë realitet dhe të fillojë ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Comments are closed.