Prishtinë, 2 maj – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se takimi në Berlin sërish ka treguar sa është e dobët BE-ja dhe e ndarë lidhur me dialogun Prishtinë – Beograd dhe për këtë shkak roli i SHBA-së në këtë proces duhet të jetë vendimtar dhe historik, përcjellë KOHA.
Thaçi theksoi se roli i SHBA-së ka qenë vendimtar në rastet për arritjen e Marrëveshjes së Dejtonit, Marrëveshjes së Rambujesë, Marrëveshjes së Ohrit dhe Marrëveshjes në Konçul, dhe kështu që nuk do të ketë as marrëveshje me Beogradin pa “rol aktiv dhe udhëheqës të SHBA-së”.
Në intervistën për Radio Evropa e Lirë Thaçi potencoi se edhe më tej është kundër shkëmbimit të territoreve, por edhe për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës Republikës së Kosovës. Në pyetjen nëse në atë mënyrë i jepet hapësirë Beogradit për kthim të kërkojë të njëjtën gjë për pjesë të caktuara të Kosovës. Thaçi thotë se të tria komunat vetë mund të luftojnë të jenë pjesë e territorit të Republikës së Kosovës. (koha.mk)