Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur me nderime të larta nga garda shtetërore në Uashington, shkruan Gazeta Metro.
Thaçi ka zhvilluar takim me zëvendëssekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Norquist, në Pentagon.
Në video të siguruar nga Metro shihet garda shtetërore amerikane që pret presidentin Thaçin tek shkon në takimin e tij zyrtar në Pentagon.
Thaçi me zëvendëssekretarin amerikan të Mbrojtjes ka diskutuar në lidhje me thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe NATO-në në aspektin e sigurisë.
https://video.gjirafa.com/thaci-pritet-me-garde-shteterore-ne-pentagon-mp4