Tetovë, 15 korrik – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, të drejtën e tij të votës e realizoi në mëngjes në ora 09:30 minuta në vendvotimin 1968/1 në objektin e Kopshtit të vjetër në Tetovë. Votimi është kryer sipas protokolleve shëndetësore me dezinfektim dhe mbajtje të detyrueshme të maskës.
“Është shumë me rëndësi që zgjedhjet të jenë korrekte dhe demokratike, të plotësojnë standarde. Të gjithë kemi një situatë, megjithatë qytetarët kanë dilema nëse të dalin ose jo. Shumë e thjeshtë, maskë, stilolaps dhe besoj se jehona do të jetë në rregull”, ka deklaruar Thaçi. Në pyetje të gazetarëve nëse ka njohuri për parregullsi, ai theksoi se deri në këtë moment nuk ka informacione të tilla.