Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për një vizitë shtetërore në Maltë, me ftesë të presidentes së Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, ka bërë të ditur Zyra e Presidencës. Gjatë qëndrimit të tij në Valletta, presidenti Thaçi do të pritet nga homologja, Marie Louise Coleiro Preca, me nderimet më të larta shtetërore. Me të parën e Maltës, kreu i vendit do të bisedojë për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale, raporton gazetametro.net Presidenti Thaçi do të takohet edhe me kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Maltës, Angelo Farrugia. Ai gjithashtu do të pritet nga përfaqësues të tjerë të jetës politike dhe publike në Maltë.