Thaçi për Asocacionin e Komunave Serbe: Nuk do të lejojmë asnjëherë një Serbi brenda Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Prizren ka thënë se ideja për krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe është tejkaluar dhe një gjë e tillë nuk do të lejohet, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.

“Idetë për ndonjë union ballkanik janë të rrezikshme dhe të panevojshme dhe të tejkalueshme. Unioni i vetëm i Kosovës është BE-ja,ombrella në NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA-të”.

“Gjithashtu pretendimet për të lëvizur në një mënyrë të moderuar apo të butë për të lejuar krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe me elemente ekzekutive janë ndërprerë aktualisht dhe nuk do të lejojë që të lëvizin më tutje. Kjo do të nënkuptonte një Republikë Serbe në Kosovë që do ta defunksionalizonte shtetin e Kosovës. Një gjë e tillë nuk do të ndodhë pavarësisht emrit se si ndërmirren disa veprime, një gjë e tillë është e tejkaluar dhe nuk do të ndodhë”.