Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi sot ka zhvilluar takim me strukturat e degës së Gostivarit dhe të Negotinës.
Nga partia informojnë se në takim kanë qenë prezent kryesitë e degëve dhe kryetarët e nëndegëve përkatëse.
Në takim, thuhet në kumtesën partiake,Thaçi ka folur për situatën aktuale politike, me theks të veçantë për rëndësinë e zhbllokimit të proceseve integruese dhe implementimin e plotë të marrëveshjes me Greqinë, që është me interes strategjik jo vetëm për shqiptarët, por edhe për qytetarët tjerë.
Lideri Thaçi gjithashtu ka folur edhe për veprimet e mëtutjeshme, si dhe për aderimet e anëtarëve të rinj me qëllim të forcimit të strukturave të saj.