Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari ka zhvilluar homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Ai deklaroi se shteti i Kosovës po përmbush amanetin e të rënëve, të cilët nuk kërkuan as më shumë dhe as më pak, por vetëm lirinë e vendit.
“Në ditën e parë të funksionimit të Ushtrisë së Kosovës, sot jam këtu së bashku me kryetarin Jashari dhe kryetarin Lushtaku që të bëjmë nderimet më të larta kombëtare institucionale dhe shtetërore për jetën dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë. Kjo po tregon se po realizohen objektivat dhe amaneti i dëshmorëve të lirisë”, ka thënë Thaçi.