Thaçi në Munih, takon Presidentin Meta

3

Presidenti Hashim Thaçi është duke qëndruar në Munih ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje.

Ai takimin e parë e ka zhvilluar më Presidentin shqiptar, Ilir Metën.

“Takimin e parë në Konferencën e Sigurisë në Munih e zhvillova me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Në prag të 11 Vjetorit të Pavarësisë, e falënderova presidentin Meta dhe Shqipërinë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Comments are closed.