Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur fjalimin e fundvitit në Kuvendin e Kosovës.
Ai 2018-ën e ka cilësuar si vit të suksesshëm për zhvillimin ekonomik, të arritur në arsim, shëndetësi, sport e kulturë.
Që në fillim të fjalimit, Thaçi ka falënderuar Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe spektrin politik për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.
“Fillimi i vitit 2018 shënon një sukses shumë të rëndësishëm për Kosovën, votimin e demarkacionit me Malin e Zi. Për këtë falënderoj kryeministrin Ramush Haradinaj dhe partitë politike që i hapën rrugë perspektivës së vendit”.
Kreu i vendit ka folur edhe mysafirët që ka pritur në Kosovë dhe vizitat që ka zhvilluar jashtë vendit.
“Si president në vitin 2018 kam përfaqësues vendin brenda dhe jashtë. Kam pritur shumë e shumë burrështetas dhe ministria të ndryshëm nga mbarë bota. Kam zhvilluar vizita në Britani e Gjermani dhe vendete rajonit. Kam përfaqësuar Kosovën nëpër forume të ndryshme”.
“Edhe në vitin 2018 kemi përjetuar humbje, kemi humbur babin e pavarësisë së Kosovës, Adem Demaçin dhe legjendën Fadil Vokrri. Do ta ruajmë kujtimin për ta dhe do të punojmë për atë që ëndërronin ata. Humbje kemi pasur edhe me mos anëtarësimin në Interpol dhe mos liberalizimin e vizave”.