Tetovë, 15 tetor – Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare është takuar sonte me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Gazeta KOHA merr vesh se mes shumë temave që janë diskutuar, më konkrete ka qenë bashkëpunimi ndërpartiak për pengimin e copëtimit, konkretisht shkuarjen e votave shqiptare në llogarinë e LSDM-së në zgjedhjet parlamentare që mendohet të mbahen shumë shpejtë. (koha.mk)