Derisa këtë të hënë shënohet 13 vjetori i ndarjes nga jeta të ish-presidentit Ibrahim Rugova, homazhe tek varri i tij ka bërë edhe presidenti Hashim Thaçi.
Në fjalën e tij presidenti Thaçi tha se ish-presidenti Rugova ishte njëri ndër arkitektët e pluralizmit politik në Kosovë, dhe si njeri i marrëveshjeve edhe në rrafshin ndërkombëtar meriton nderimet më të larta shtetërore.
”Sot shënojmë 13 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, një prej arkitektëve të pluralizmit politik në Kosovë, njeriut të dialogut, të marrëveshjeve të brendshme por edhe në rrafshin ndërkombëtar, të angazhimeve unifikuese, të përpjekjeve maksimale për liri dhe Pavarësi të Kosovës, prandaj sot bëjmë nderimet më të larta shtetërore si president i vendit dhe si bashkëpunëtor i tij”, është shprehur Thaçi.