Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është i pranishëm në ceremoninë mortore të ish presidentit amerikan, George H.Ë. Bush.
Me këtë rast shefi i shtetit është parë afër kancelares gjermane, Angela Merkel, duke komunikuar me njëri tjetrin.
Burrështetas dhe liderë të shumtë botërorë, përfshirë edhe presidentin Thaçi, po marrin pjesë në ceremoninë mortore dhe varrimin e Presidentit të 41-të të SHBA-ve.
Për George H.Ë Bush, numri një i shtetit të Kosovës kishte thënë:
““Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Milosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA”, njofton Klan Kosova.