Prishtinë,20 korrik – Mendimet e shefit të shtetit serb Aleksandër Vuçiq për Kosovën janë larg realitetit, deklaroi presidenti kosovar Hashim Thaçi, duke dhënë vlerësim për raundin e fundit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës që u mbajt të mërkurën në Bruksel.
“Takimi ka qenë më i shkurtri në gjashtë vitet e fundit. Nuk ishte lehtë të bisedohet me Vuçiqin, i cili Kosovën edhe më tutje e vlerëson si pjesë të Serbisë dhe vlerëson se Kosova ose Kaçaniku janë zemra e Serbisë. Mendimi i tillë i presidentit të Serbisë është larg realitetit”, deklaroi Thaçi.
Megjithatë sipas Thaçit, edhe krahas vështirësive në fazën e tanishme të bisedimeve, ai është i bindur se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të përfundojë me pranimin e ndërsjellë dhe në interes të dy palëve.