Aktualisht në Tetovë është duke u zhvilluar takimi mes kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaci, dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti. Takimi zhvillohet në restorantin Cufi. Në nje inftar të shtruar para takimit me simpatizantet e partisë, Thaci tha se do të takohet me Ahmetin për ti thënë se është në rrugë të gabuar. Ai ka kritikuar partitë shqiptare pasi nuk kanë respektuar gjatë hyrjes në Qeveri edhe atë që parashihet në Deklaraten e Tiranës. “Me ahmetin takohem për ti thënë se është në rrugë të gabuar. zgjidhja e vetme për shqiptarët e Maqedonisë është vendimmarrja konsensuale në institucionet e sistemit”, tha Thaçi, duke shtuar se shqiptarët ndodhen në gjendje shumë të keqe. Nga PDSH kanë njoftuar se edhe nga Lëvizja Besa kanë kërkesë për takim, i cili pritet të realizohet në ditët në vazhdim.