Bruksel, 12 tetor – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se shpreson se para pranverës së ardhshme, Kosova do të arrijë marrëveshje me Serbinë, e cila do të përfshijë ndryshim të kufijve dhe këmbim të territoreve. “Ndryshimi i kufijve nuk është ideja të cilën dua ta prezantojë, por pas konflikteve dhe negociatave, konkludoj se kjo është zgjidhja e vetme e arsyeshme për të dyja palët. Nëse të dyja palët dakordohen, askush nuk mund të kundërshtojë, marrëveshja midis dy palëve sjell stabilitet”, deklaroi Thaçi në një intervistë për televizionin francez Frans 24.
Presidenti i Kosovës u porositi atyre të cilët janë kundër kësaj ideje që të thonë nëse kanë ofertë më të mirë dhe theksoi se Kutia e Pandorës nuk hapet me këmbimin e territoreve, por se pikërisht tani është e hapur.
“Sot Kosova dhe Serbia vazhdimisht i vendosin pengesa njëra-tjetrës. Pa marrëveshje të tillë Kosova dhe Serbia do të kenë ardhmëri të bllokuar dhe unë nuk dua që kjo të ndodh”, deklaroi Thaçi.
Ai saktësoi se që të pranohet nga pala kosovare, marrëveshja do të duhet të përmbajë edhe njohje të përbashkët dhe anëtarësim të Kosovës në KB.
Thaçi shtoi se ka marrë sinjale pozitive edhe nga Rusia se ajo do ta tërheq veton e saj për njohjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të KB-së.
Presidenti i Kosovës shtoi se të drejtat e serbëve të Kosovës do të respektohen në rast të ndryshimit të kufijve dhe se Kosova do të mbetet shtet multietnik.
Ai shfaqi shpresë se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini do të “vazhdojë ta zhvillojë procesin me dinamikë të re dhe se “në javët në vijim” ai do të ketë takim të ri me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Thaçi u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të BE-së të flasin me një zë dhe të qëndrojnë pas planit të përbashkët të dakorduar midis Prishtinës dhe Beogradit.
Për tani Gjermania në mënyrë të hapur është kundër çdo tentimi për këmbim territoresh dhe ndryshim të kufirit midis dy palëve.
Thaçi i cili ka pasur takim me presidentin francez Emanuel Makron në Erevan, theksoi se ai i ka thënë se është me rëndësi që të dyja palët të arrijnë marrëveshje dhe se nuk e përjashton mundësinë për ndryshim të kufijve. Kjo ide për këmbim të kufijve do të paraqesë precedent, pranoi Thaçi, por ai do të jetë “precedent pozitiv”.
I pyetur për afatin kohor, presidenti i Kosovës porositi se shpreson në marrëveshje para pranverës së ardhshme.