Londër, 15 prill – Marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit është e mundur gjatë këtij vitit edhe krahas ngecjes serioze në negociatat gjatë muajve të fundit, deklaroi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
“Duhet të ulemi madje edhe me armiqtë tonë më të zemëruar, por pas asnjë lloj parakushti, dhe të përpiqemi të dëgjojmë njëri-tjetrin”, deklaroi Thaçi për gazetën londineze “Gardian”.
Thaçi thekson se në dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës e ka investuar tërë kapitalin e tij politik që e ka ndërtuar gjatë dy dekadave të fundit, duke shtuar se mossuksesi i bisedimeve do të paraqiste dëm për tërë rajonin.
“Në rrethanat aktuale, me të gjitha tensionet, nuk shoh ndonjë investues të huaj që do të vijë dhe do të investojë në rajonin tonë. Vetëm një marrëveshje paqe mund të sjell progres”, theksoi Thaçi.
Presidenti i Kosovës vlerëson se demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë mund të rregullohet me “marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje të ndërsjellë”, duke potencuar me këtë rast se është e pamundur kufizimi me linja etnike.