Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të lejojë që asnjëherë të preket territori i Kosovës, njofton Koha.mk
“Luftë mund të ketë, por cënim të territorit të Kosovës jo”, ka thënë ai.
“Askush zyrtarisht në tavolinë nuk e ka hapur diçka të tillë por nuk do të lejoj që të jem në tavolinën ku të diskutohet për ndarje të territorit të Kosovës për asnjë centimetër. Unë jam Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës Kosovës – luftë mund të ketë, por cënim të territorit të Kosovës jo. Ndarje jo, asociacion jo, as sovranitet të dyfishtë jo dhe as ndonjë pretendim për krijim të Republikës Sprska në territorin e Kosovës”, u shpreh Thaçi në emisionin Opinion në Tv Klan.