Thaçi kujton ish-Kryeministrin Bajram Rexhepi: Gjithmonë krenarë dhe mirënjohës për kontributin e tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar ish-Kryeministrin Bajram Rexhepin në dyvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Thaçi përmes një dedikimi në facebook, ka thënë se i janë çdoherë mirënjohës për kontributin e çmuar të tij për lirinë dhe forcimin e institucioneve të vendit, njofton Klan Kosova.

”Në përvjetorin e dytë të vdekjes, sot përkujtojmë ish kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili u gjend në pozita të rëndësishme politike sa herë që e kërkoi vendi: si humanist, doktor i luftës, kryetar komune, ministër dhe kryeministër. Jemi gjithmonë krenarë dhe mirënjohës për kontributin e çmuar të tij për lirinë, pavarësinë dhe forcimin e institucioneve të Kosovës. HTH”.