Prishtinë, 12 korrik – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shfaqi shqetësim për shkak të asaj se Kosova rrezikon ta humbasë, siç tha “momentin vendimtar për arritjen e marrëveshjes me Serbinë”, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
“Rreziku vjen nga politikat populiste të cilat kanë qëllime të vetme zgjedhore”, deklaroi Thaçi para gazetarëve në Ferizaj.
Lidhur me kundërshtimin e opozitës në udhëheqjen e tij të negociatave me Beogradin, presidenti i Kosovës tha se askush nuk mund ta zhvillojë dialogun vetë, as të vendos veto ose ta bllokojë avancimin e procesit.
“Të gjithë liderët politik duhet të mbajnë përgjegjësi në atë proces të rëndësishëm dhe njëkohësisht t’i ndajnë meritat”, tha Thaçi duke iu referuar unitetit politik për fazën përfundimtare të negociatave me Serbinë.
Presidenti i Kosovës, i cili në Ferizaj, mori pjesë në hapjen e sezonit të korrjes, shfaqi shpresë se deri në fund të vitit 2018, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Evropë pa viza.