Prishtinë, 12 korrik – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ndryshoi qëndrimin paraprak se në gjetjen e zgjidhjes për kontestet me Serbinë nuk ka linja të kuqe dhe theksoi se Kosova megjithatë, ka kushte të saja në fazën përfundimtare nga dialogu me Beogradin, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtinas..
Sipas Thaçit, ky proces duhet të përmbyllet me një marrëveshje historike, ligjërisht të obligueshme për të dyja palët, ku rezultat final do të ishte njohja e Kosovës nga Serbia.
“Për shtetin e Kosovës ekziston vijë e kuqe e qartë, ky proces duhet të përmbyllet me marrëveshjeje përfundimtare, me marrëveshje finale, historike, të njohjes nga Serbia për shtetin e Kosovës. Asnjë marrëveshje tjetër nuk e ka ndonjë vlerë apo ndonjë marrëveshje e përkohshme eventuale që do të mund të ishte. Pra marrëveshja do të jetë finale dhe e njohjes reciproke”, ka theksuar Thaçi në Kaçanik, ku mori pjesë në hapjen e fabrikës.
Presidenti i Kosovës ka konfirmuar se më 18 korrik do të jetë takimi i radhës në Bruksel.