Prishtinë, 26 dhjetor – Prishtina është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Serbinë, edhe pse ajo është shtet gjenocid me të cilën Kosova ka armiqësi shekullore, deklaroi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Ai theksoi se Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mbi 13.000 civilëve dhe për dhunimin e mbi 20.000 shqiptareve.
“Por edhe krahas kësaj, Kosova tash është shtet i pavarur dhe sovran… Edhe pse e paguam shtrenjtë, ne fituam, ndërsa tani është koha të fitojmë edhe në arritjen e paqes me Serbinë”, theksoi Thaçi në fjalimin e tij para Kuvendit të Kosovës.
Në seancën e Kuvendit në të cilën foli Thaçi, morën pjesë vetëm 30 nga gjithsej 120 anëtarët e Kuvendit të Kosovës, sepse deputetët e opozitës por edhe disa nga të zgjedhurit e popullit nga radhët e partive në pushtet e bojkotuan fjalimin e tij.