Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit. Thaçi në një shkrim në Facebook ka thënë se Qemaili ka qenë burrështetas vizionar, i cili vëri themelet e shtetit mbi vlera perëndimore.
“Para një shekulli pushoi së rrahuri zemra e diplomatit të shquar Ismail Qemali, themeluesit të shtetit shqiptar. Pas aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali u dëshmua si burrështetas vizionar, duke vënë themelet e shtetit mbi vlera perëndimore”.
“Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar”, ka shkruar Thaci në Facebook.