Prishtinë, 23 korrik – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ia uroi sot liderit të konservativëve britanikë, Boris Xhonson zgjedhjen për kryeministër të ri të Britanisë së Madhe.
Thaçi në profilin e tij në Fejsbuk, krahas fotos me Xhonsonin, porositi se Britania e Madhe është partner strategjik, ndërsa miqësia e Kosovës me atë vend është e përjetshme.
“Boris Xhonson është zgjedhur sot për lider të Partisë Konservative dhe kryeministër i ardhshëm i Britanisë së Madhe. Në emër të popullit të Kosovës i shpreh urime mikut tim Xhonson dhe popullit britanik dhe pres vazhdim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Britania e Madhe është partner strategjik, ndërsa miqësia e jonë është e përjetshme”, ka shkruar Thaçi.(koha.mk)