Prishtinë, 10 prill – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shprehi zhgënjim të madh për shkak të refuzimit të autoriteteve aktuale serbe, mes të cilëve edhe i presidentit Aleksandar Vuçiq, për t’i njohur krimet, të cilat njësitë ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, të komanduara nga Sllobodan Millosheviqi, i kryen ndaj popullatës civile shqiptare në vitet 1998099, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, përcjellë KOHA.
Reagimi i Thaçit vjen pas deklaratës së sotme të Vuçiqit se ministri i shkarkuar nga Qeveria kosovare, nga radhët e Listës serbe, Ivan Teodosijeviq ka pasur të drejtë ku ka thënë se masakra e Reçakut “ka qenë e trilluar nga terroristët shqiptarë”.
Sipas Vuçiqit, ministri tashmë i shkarkuar i Kosovës për administratë dhe vetëqeverisje lokale Teodosijeviq ka pasur të drejtë kur e ka thënë atë, sepse raporti i shefit të atëhershëm të misionit të OSBE-së në Kosovë, Uilliam Uoker se në Reçak janë vrarë 45 civilë shqiptarë, sipas presidentit serb, ka qenë tendencioz dhe ka pasur për qëllim t’i nxisë sulmet e NATO-s ndaj Serbisë.
“Të tronditur nga deklaratat fyese që vijnë nga zyrtarët në Beograd, duke mohuar në këtë kohë, masakrat e njerëzve të pafajshëm të kryera nga forcat qeveritare serbe në vitet 98-99”, ka shkruar Thaçi në Tuiter.(koha.mk)