Shkup, 31 gusht – Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, takoi Presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi. Në takim u bisedua për situatën aktuale politike në Kosovë, Maqedoni si dhe në rajon.
Menduh Thaçi e informoi Presidentin Thaçi për situatën aktuale politike ne Maqedoni si dhe e inkurajoi në angazhimin e tij në përmbylljen e çështjeve të hapura me qëllim forcimin e shtetësisë së Kosovës.
Presidenti i Republikës së Kosovës, përgëzoi liderin e PDSH-së, për qëndrimin konstruktiv si dhe për rolin aktiv dhe përcaktues në zgjidhjen e problemit të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe në promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, bashkërisht u pajtuan se marrëveshja e Maqedonisë me Greqinë për emrin, krahas marrëveshjes së ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapin rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit të shteteve të rajonit në NATO dhe BE, që është edhe përcaktim bazë i popullit shqiptar.